Vrasja në Kryshec të Pejës: I akuzuari dënohet me 23 vjet burg - NACIONALE

Vrasja në Kryshec të Pejës: I akuzuari dënohet me 23 vjet burg

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 23 vjet burgim të akuzuarin Janifer Gashi, për vrasjen e tani të ndjerit I.G., në Kryshec të Pejës.

Shpalljen e këtij aktgjykimi e bëri të mërkurën kryetari i trupit gjykues, Shaqë Curri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj të akuzuarit Gashi, për veprën penale “Vrasje e rëndë”, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim prej 22 vjetësh.

Për veprën e dytë “Lëndim i lehtë trupor”, dënim me një vit burgim dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një vit burgim.

Lajme të ngjashme