Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar 30 ditësh paraburgim për N.Z, i cili dyshohet se dje vrau një person në qendër të qytetit të Gjakovës.
Në njoftimin e saj prokuroria ka treguar arsyet pse të dyshuarit duhet t`i caktohet kjo masë.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se me datë 16.03.2026 në ora 05:20 në Gjakovë, Rr.“Vëllezërit Frashëri”, saktësisht në lokalin “M.P.” i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.B., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit E.M., dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë me të dëmtuarin E.M., dhe persona të tjerë, në vendin e ngjarjes respektivisht në lokalin e lartcekur shkon tani i ndjeri dhe pas një mosmarrëveshje i pandehuri me armën – pistoletë e llojit TT me kalibër 7.62×25 mm, shtënë disa herë në drejtim tani të ndjerit R.B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, i njëjti ndërron jetë në afërsi të vendit të ngjarjes”, është thënë në njoftim.