Vrasja në Ferizaj, Zyberaj: Zvarranikët dhe shërbëtorët e SUP-it janë pedofilë e kriminelë - NACIONALE

Vrasja në Ferizaj, Zyberaj: Zvarranikët dhe shërbëtorët e SUP-it janë pedofilë e kriminelë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jetlir Zyberaj, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit, ka komentuar raportimet e mediave se Sadri Sadriu, axha i bashkëshortit të presidentes Osmani, i cili është vrarë mbrëmë, ka qenë pedofil.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka aluduar se familja Sadriu ka qenë shërbëtor të SUP-it.

Sipas tij, ata janë pedofilë, kriminelë dhe zhvatës.

“Për pjellën e SPS-it dhe zvarranikët sherbëtorë të SUP-it kemi me n’dëgju lloj-lloj storie. Lloj lloj të vërtete të llahtarshme. Ata kanë qenë dhe janë pedofilë, kriminelë, zhvatës, hajna, abuzues dhe torturues. Duhet me ua përplas fytyrës të vërtetën dhe mos me i leju të jetojnë të kamufluar në mesin e shoqërisë sonë. Mos me i lanë me abuzu Kosovën, edhe pas pavarësimit. Këta individë nuk kanë vend në të ardhmen e vendit tonë dhe përgjegjësia e tyre duhet të dalë në shesh. Inkurajoj mediat qe me ju publiku krejt faktet dhe provat ketyre batakqinjeve dhe pinjollëve të tyre”, ka shkruar Zyberaj.

Lajme të ngjashme