Vrasja në Ferizaj, raporti policor jep detaje - NACIONALE

Vrasja në Ferizaj, raporti policor jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj, Policia e Kosovës e ka evidentuar edhe në raportin 24 orësh.

Aty bëhet e ditur se i dyshuar është vet-dorëzuar në stacionin policor.

Sipas raportit, me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“VRASJE-Fsh. Bibaj, Ferizaj 16.08.2024 – 19:25. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do ta procedojnë rastin”, është thënë në raportin 24 orësh.

Lajme të ngjashme