Vrasja në Ferizaj, Prokuroria: E dyshuara A.R. godet për vdekje F.H. pas përleshjes fizike, kërkohet paraburgim i saj - NACIONALE

Vrasja në Ferizaj, Prokuroria: E dyshuara A.R. godet për vdekje F.H. pas përleshjes fizike, kërkohet paraburgim i saj

1 orë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.R., e cila dyshohet se ka privuar nga jeta F.H. gjatë një përleshjeje fizike që ndodhi mbrëmjen e 28 qershorit në rrugën "Sejdi Sejdiu" në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë, e dyshuara dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka kryer veprën penale të vrasjes. Ndërkohë, personi tjetër i ndaluar në lidhje me rastin, M.B., është liruar me vendim të prokurorit, pasi janë sqaruar rrethanat e përfshirjes së tij.

Prokuroria njofton gjithashtu se lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima para ngjarjes. Ajo ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajme të ngjashme