Vrasja e vitit të kaluar në Rahovec: Babë e bir dënohen me 36 vjet burg - NACIONALE

Vrasja e vitit të kaluar në Rahovec: Babë e bir dënohen me 36 vjet burg

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir Sylkën dhe i ka dënuar me 36 vjet burgim (së bashku) për vrasjen e N.V., në shtator të vitit të kaluar në Rahovec.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Sulltan Dobraj.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Emir Sylka për veprën penale të “Vrasjes së rëndë” është dënuar me 22 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” është dënuar me 1 vit burg. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 23 vitesh, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndërsa, i akuzuari Enver Sylka për veprën penale “Vrasje e rëndë në shtytje” është dënuar me 13 vjet burgim.

Të akuzuarve, në dënimin e shqiptuar do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Të njëjtëve, gjykatësi Dobraj bëri të ditur se iu vazhdohet paraburgimi.

Lajme të ngjashme