Vrasja e trefishtë në Gjilan, Tahiri kritikon Kurtin dhe Sveçlën për heshtje: Kjo është mbrojtje e hapur e krimit
Deputeti i PDK-së, Abelart Tahiri, ka kritikuar heshtjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Ai ka deklaruar se sot janë bërë 5 ditë nga kjo vrasje makaber dhe ende i dyshuari kryesor gjendet në arrati.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pushteti i ka dal në mbrojtje këtij krimi.
“Me plot të drejtë, sot qytetarët e Gjilanit kanë thirrur protestë në qytet. Pesë ditë heshtje nga Sfeqla e Kurti për mos arrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë të pafajshëm! Jo vetëm heshtje – por edhe mbrojtje të hapur. Në ditën e tragjedisë, në vend që qyteti të “blindohej” në çdo hyrje e dalje derisa autori të kapej, atij iu hap rruga për t’u arratisur. Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin”, ka shkruar Tahiri.