Vrasja e rojës në Top Channel, reagon gazetari Bledi Mane
Një sulm me armë zjarri në orët e para të së hënës ndaj objektit të mediumit “Top Channel” la të vdekur një person i cili punonte si sigurim. 60 vjeçari mbeti i vdekur në vend.
Lidhur me këtë rast ka reaguar gazetari, Bledi Mane.
Mane ka kujtuar një vrajse të disa viteve më parë dhe tani vrasjen e sigurimit të objektit.
“MIRMËNGJES ATDHE/ Pas banakieres së pafajshme ta vranë edhe një tjetër qytetar të nderuar te vendi i tij i punës” – ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Një person i moshës 60 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve që mori nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Tiranë. Ai ishte roje e objektit të mediumit “Top Channel”.
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).” – thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
Ndërkohë sipas raportimeve të mediumeve shqiptare, thuhet se vetura e cila dyshohet se është përdor për sulmin është gjetur e djegur në rrugnë Tiranë-Durrës.
Po ashtu, raportimet e mediave, bëjën të ditur se në veturë janë gjetur dy armë të llojit “AK47”.
Ndërkohë lidhur me këtë rast kanë reaguar udhëheqësit e shtetit shqiptar dhe opozita atje dhe organizatat e mediave.
