Vrasja e Liridona Ademajt, sot bën paraqitjen e mbrojtjes Kushtrim Kokalla
Në Gjykatën Themelore të Prishtinë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt. Në seancën e sotme do ta ketë fjalën mbrojtja e të akuzuarit të tretë për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla.
Sipas aktakuzës, Kokalla ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas aktakuzës, pasi që Naim Murseli, ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e Liridona Ademajt dhe ai ka refuzuar, Kushtrimi ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin. Të tre akuzohen se janë dakorduar që Graniti ta kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguajë kompensim në shumë prej 30 mijë euro.