Vrasja e Hajrizit, dëshmitari: Tentoi të ngjitej kodrës, dëgjova të shtëna dhe e pashë duke u rrëzuar
Një person me emrin, Midorag Kojiq ka folur në cilësinë e dëshmitarin në lidhje me vrasjen e Faton Hajrizit.
Kojiq ka deklaruar se ka qenë në shtëpi kur ka dëgjuar të shtënat.
“Pashë nga dritarja dhe pashë një burrë, i cili më vonë kuptova se ishte personi që vrau policin. Doli nga pylli dhe filloi të vraponte lartë në kodër. Menjëherë u ngjita në tarracë ku pata një pamje më të mirë”.
“Dëgjova sërish të shtëna dhe pashë momentin kur ai ra në bar. Pak sekonda më vonë, forcat tona speciale dolën me vrap nga pylli dhe duke qenë se nuk kishin pamje të mirë për shkak të barit të lartë më pyetën se ‘a ra, a ra?’”, tha Kojiq, shkruan Kurir.
Ai gjithashtu ka deklaruar se e ka konfirmuar për policinë serbe se njeriu që po e ndiqnin kishte rënë në bar, teksa më vonë, sipas tij, kanë ardhur edhe policë të tjerë.