Vrasja e Elvis Martinajt – Rama: Pak a shumë e dijmë, na duhet edhe pak kohë për të siguruar provat - NACIONALE

Vrasja e Elvis Martinajt – Rama: Pak a shumë e dijmë, na duhet edhe pak kohë për të siguruar provat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elvis Martinaj, është një ish polic i Shqipërisë, i cili u kthye në njërin ndër figurat më të frikshme të krimit.

Për të familjarët e tij thanë se nuk kanë asnjë lajm, apo kontakt prej datës 7 gusht, përderisa mediat në Shqipëri kanë raportuar se i njejti është vrarë, madje duke u masakruar.

Martinaj ishte i përmendur edhe gjatë procesit gjyqësor të Nuredin Dumanit, i akuzuar për vrasje. E kur SPAK e shpalli në kërkim, Elvisin siq duket veqse e kishin vrarë.

Vrasjen e tij, pak a shumë e konfirmoi sot edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por për ta provuar këtë, thotë se policisë i duhet edhe pak kohë.

Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të dilte për 9 ditë, por besoj se duhet të keni pak më shumë durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe unë jam besimplotë që do ta kemi shumë shpejt. Sepse përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të jetë një përgjigje që duhet të mbështetet dhe në prova, nuk është thjesht një përgjigje të cilën pak a shumë e kemi që sot, por s’mund të thuhet zyrtarisht sepse kërkon të jetë e provuar”, deklaroi Rama.

Lajme të ngjashme