Vrasja e dyfishtë në Klinë, gjykata ia cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar 30 ditë paraburgim për personin, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë mbrëmë në Klinë.
Zëdhënësja e kësaj gjykate, Elzana Kastrati, ka bërë me dije se gjykata sot e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit J.H., raporton “Betimi për Drejtësi“.