Vrasja e 63 vjeçares, reagon Memli Krasniqi: Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni - NACIONALE

Vrasja e 63 vjeçares, reagon Memli Krasniqi: Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas lajmit për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni, nga bashkëshorti i saj.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të hartojnë për strategji të mirëfillta dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të luftuar fenomenin e dhunës në familje.

Postimi i plotë i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte deduar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë.

Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë - për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!

Lajme të ngjashme