Vranësira e mundësi për shi: Moti për sot
Më shumë vranësira parashihen ditën e premtë, me mundësi për ndonjë rigë shiu nga pjesë jugore apo perëndimore të vendit.
Gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, me shpërndarjen graduale të vranësirave.
Më shumë intervale me diell paraqiten ditën e shtunë. Ditën e diel me zhvillime të vransirave, përreth viseve malore mund të ketë edhe riga lokale shiu. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 20C e 21C, njofton Prishtina Weather.