Voziti nën masë mbrojtëse, Policia ia konfiskon veturën dhe e dënon me këtë gjobë 22 vjeçarin në Ferizaj
Policia e Kosovë për regjionin e Ferizaj, ka gjobitur një shofer që po voziste nën masën mbrojtese.
22-vjeçari është dënuar me gjobë 500 euro, pesë pikë negati dhe vazhdimi i masës mbrojtës edhe për gjashtë muaj.
Gjithashtu i është konfiskuar edhe vetura.
“Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 12:13 në rrugën “Hamëz Jashari ” në Ferizaj kanë ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse, ku me ligj parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.”
“Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.” – ka njoftuar PK-ja.
