Vota pro Dimal Bashës, Nait Hasani: PDK ra në këtë kurth duke thënë se ‘do ta votojmë secilin që del’ - NACIONALE

Vota pro Dimal Bashës, Nait Hasani: PDK ra në këtë kurth duke thënë se ‘do ta votojmë secilin që del’

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka kritikuar ashpër vendimin e PDK-së për ta mbështetur Dimal Bashën në zgjedhjen si kryetar i Kuvendit, duke e cilësuar atë si një nga gabimet më të mëdha politike të subjektit.

Sipas Hasanit, PDK-ja u vetëbllokua nga zotimi publik se do të përkrahte çdo kandidat që nuk kishte qenë pjesë e ekzekutivit. Ky premtim, sipas tij, i ktheu në peng të vetvetes.

“Kur erdh momenti që e qitën Dimalin, një deputet që ishte po ashtu paragjykues, përçarës gjatë gjithë mandatit të kaluar si deputet”.

“Në momentin që ka dalë Arbërie Nagavci dhe ia lexoi biografinë, të gjithë filluan të qeshnin në sallë nga ironia, nga mospërfillja, nga një veprim që ishte i papërshtatshëm si kandidat vetëm ‘hajt ta qesim’. Edhe vet VV-ja nisi të qeshte”.

“PDK-ja ra në këtë kurth duke thënë se ‘do ta votojmë secilin që del’. E ka bërë gabim më të madh të mundshëm. Gabimi më i madh dhe më i rëndë politik është ky”, tha Hasani në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme