Von der Leyen bën thirrje për pakësim të konsumimit të energjisë - NACIONALE

Von der Leyen bën thirrje për pakësim të konsumimit të energjisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për pakësim të konsumimit të energjisë në BE dhe vendosje të taksave ndaj kompanive të energjisë për ta luftuar rritjen e çmimeve.

Ajo tha në Parlamentin Evropian se çmimet e gazit dhe rrymës kanë thyer rekorde të të gjitha kohërave pas pushtimit rus të Ukrainës.

Zyrtarja e lartë bëri thirrje që konsumimi i energjisë të ulet në orët e konsumit të lartë për të paktën 5 për qind.

Plani për kursimin e energjisë do të shqyrtohet nga vendet e BE-së me shpresë që një marrëveshje të arrihet deri në fund të këtij muaji.

Von der Leyen njoftoi se do ta vizitojë përsëri Ukrainën të mërkurën për të biseduar me presidentin Volodymyr Zelensky. “Solidariteti i Evropës me Ukrainën do të mbetet i palëkundshëm”, tha ajo.

Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Olena, ishte e pranishme në Parlamentin Evropian si mysafire nderi për ta dëgjuar fjalimin.

Lajme të ngjashme