Von Cramon kritikon Serbinë: Nëse s’ka bashkëpunim për sulmin në Banjskë, BE-ja duhet të veprojë - NACIONALE

Von Cramon kritikon Serbinë: Nëse s’ka bashkëpunim për sulmin në Banjskë, BE-ja duhet të veprojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Viola von Cramon, raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku ka folur për shumë tema, përfshirë sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Sipas Von Cramonit, nëse nuk ka bashkëpunim për rastin e sulmit në Banjskë, atëherë BE-ja duhet të veprojë.

“Ka një ndikim të qartë, por nëse ne ndalojmë paratë për Serbinë, ky do të ishte vendim shumë i butë për Vuçiqin. Vuçiq do jetë para zgjedhjeve dhe gjëja me e keqe që mund t’i ndodh se pse BE pezulloi fondet dhe pse mori masa ndaj tij. Nëse s’ka bashkëpunim, s’ka ekstradim, nëse s’ka transparencë, BE-ja s’duhet të flasë por edhe të veprojë, dhe shpresoj se disa prej tyre do t’i shohim së shpejti.” – deklaroi ajo.

“Vuçiq për momentin është mjaftë i dobët. Ai u përball më shumë protesta. Ka shumë presion. Do të prisja të shihja një rezultat të hetimit për Banjskën deri në fund të vitit. Këtë kemi formuluar dhe këtë presim ne në Parlamentin Evropian.” – shtoi Von Cramon.

Lajme të ngjashme