“Vllaznillaku i Gushavcit” rreshtohet me Agim Bahtirin, por leximi i fjalimit lë për të dëshiruar
Kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryetari të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka ardhur një mbështetje e fuqishme në garën për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm – nga “vllaznillaku” i Gushavcit, vendlindjes së tij. Sidoqoftë, diçka mori vëmendje.
Në konakun e Bahtirit, një burrë në moshë, që veten e prezantoi si Skënder Sahiti, lexoi një fjalim në prani të disa personave të mbledhur në një dhomë, ndërsa vetë kandidati qëndronte në këmbë, duke e dëgjuar me respekt fjalimin e mbushur me lëvdata për të.
“Ne, vendasët, jemi krenarë që kemi një figurë, zotëri Agim, një vëlla, një burrë të vërtetë, një luftar, një zë i fortë, i vendosur i Mitrovicës e më gjerë” – nis fjalimi, por lexuesi mësa duket kishte probleme me intonacionin, pasi nuk pauzonte kur duhej, ndërsa i mungonte kohezioni i përgjithshëm në të lexuar, me gjasë duke shkaktuar edhe siklet te të pranishmit.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme dhe vlerësojeni vetë.