Vllasi: Kosova duhet të mësojë pak taktika, Serbia veç po i pret shanset me ngrit tensione në Kosovë - NACIONALE

Vllasi: Kosova duhet të mësojë pak taktika, Serbia veç po i pret shanset me ngrit tensione në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Azem Vllasi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për çështjen e rregullores së BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovës.

Ai ka thënë se pala kosovare duhet të mësojë pak taktikë në raport me Serbinë.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se Serbia po i pret shanset me ngrit tensione në Kosovë.

Taktikat dhe lojërat politike janë diçka tjetër. Pala kosovare duhet të mësojë pak taktika sepse në politikbërje është me rëndësi strategjia. Këta tonët s’po dinë taktikë. Serbia veç po i pret shanset me ngrit tensione në Kosovë. Para do kohe me targa, tash me dinarë. Këto lojëra duhet pala kosovare t’i kuptojë dhe të luajë pak më mirë, por kurrë në dëm të shtetësisë dhe kushtetutshmërisë”, është shprehur Vllasi.

Lajme të ngjashme