Vlerësime nga mbarë bota për Gorbachev-in: Njëri nga figurat më të mëdha të shekullit XX
Ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, është përshkruar si “njëri nga figurat më të mëdha të shekullit XX” në një grumbull të madh ngushëllimesh nga mbarë bota për njeriun që i jepen përgjithësisht meritat për përfundimin e Luftës së Ftohtë.
Pas vdekjes së tij të martën në mbrëmje në Rusi në moshën 91-vjeçare, për Gorbachev-in pati vlerësime të larta nga udhëheqës të tanishëm e ish-udhëheqës perëndimorë, komentues politikë, akademikë, historianë e figura të tjera.
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e vlerësoi lart ish-udhëheqësin sovjetik, duke e përshkruar atë si “burrë me vizion të shquar” dhe për udhëheqjen e vendit në rrugën e reformave.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se Gorbachev-i ishte “burrështetas një në një lloj, i cili e ndryshoi rrjedhën e historisë”.
Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se ai gjithmonë i ka admiruar guximin dhe integritetin që Gorbachev-i e ka shfaqur gjatë sjelljes së Luftës së Ftohtë te një përfundim paqësor.