Vjosa Osmani takon kryeministren e Bangladeshit, kërkon thellim marrëdhëniesh - NACIONALE

Vjosa Osmani takon kryeministren e Bangladeshit, kërkon thellim marrëdhëniesh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed.

Presidentja thotë se kanë diskutuar për “thellimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

“Ndërmjet dy vendeve ka potencial për rritjen e bashkëpunimit në shumë sfera, ndaj marrëveshjet ndërmjet të dy shteteve do t’i japin shtysë të mëtejme raportit miqësor me këtë shtet.​” – ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Znj. Hasina Wazed është kryeministre e vendit prej janarit të vitit 2009, derisa këtë pozitë e kishte pasur për një mandat edhe në vitin 1996. Kjo bën që deri tash, znj. Wazed të ketë qenë kryeministre për 17 vjet.

Bangladeshi kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur më 27 shkurt 2008.

Lajme të ngjashme