Vjosa Osmani shkon në Londër me Prindon Sadriun, marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II - NACIONALE

Vjosa Osmani shkon në Londër me Prindon Sadriun, marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidenca përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Osmani e Sadriu janë ftuar edhe të dielën, në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III.

Ndërkaq, të hënën, do të marrin pjesë në varrim, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

“Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle. Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta”, thuhet mes tjerash, në komunikatën e presidencës.

Lajme të ngjashme