Vjosa Osmani kujton Shaban Manajn në 26-vjetorin e vrasjes së tij - NACIONALE

Vjosa Osmani kujton Shaban Manajn në 26-vjetorin e vrasjes së tij

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Shaban Manajn në 26-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes së tij, duke e cilësuar atë simbol të përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe angazhimit të palëkundur për lirinë dhe demokracinë.

Osmani theksoi se Shaban Manaj, si kryetar i LDK-së në Istog, avokat dhe bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i shërbeu me dinjitet Kosovës dhe idealeve të lirisë deri në rrëmbimin dhe vrasjen e tij më 23 korrik të vitit 2000.

Ajo vlerësoi kontributin e tij për LDK-në, Istogun dhe Kosovën, duke shtuar se vepra dhe sakrifica e Manajt do të mbeten frymëzim për brezat e ardhshëm. Sipas Osmanit, rrugën e tij po e vazhdojnë me dinjitet fëmijët e tij, në veçanti deputeti Shkëmb Manaj, përmes angazhimit në shërbim të Republikës së Kosovës.

Në fund, Osmani theksoi se angazhimi për zbardhjen dhe vendosjen e drejtësisë për të gjitha vrasjet politike të pasluftës mbetet një përgjegjësi e vazhdueshme.

Lajme të ngjashme