Vjedhje në Prizren: Nën kërcënimin e thikës, 94-vjeçari i dorëzon grabitësit 140 euro - NACIONALE

Vjedhje në Prizren: Nën kërcënimin e thikës, 94-vjeçari i dorëzon grabitësit 140 euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vjedhje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën "Xhavit Bajraktari" në Prizren.

Një person i maskuar dhe i armatosur me thikë ka hyrë në shtëpinë e një burri dhe, duke e kërcënuar me jetë, e ka detyruar 94-vjeçarin t'ia dorëzojë paratë në vlerë 140 euro.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar për Express rastin dhe ka bërë të ditur se hetimet po zhvillohen.

“Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.

Detajet e plota rreth ngjarjes ende nuk janë të qarta.

Lajme të ngjashme