Vjedhje e rëndë: Arrestohen tre persona pasi vodhën një lopë - NACIONALE

Vjedhje e rëndë: Arrestohen tre persona pasi vodhën një lopë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje, të cilën e ka konsideruar si vjedhje të rëndë.

Tre persona janë arrestuar pasi kanë vjedhur një lopë.

“VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Bllacë, Suharekë 19.07.2024-05:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim kishin vjedh një lopë nga stalla e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit lopa i është kthyer pronarit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – shkruhet aty.

Lajme të ngjashme