Vizita e Ruttes në Kosovë dhe Bosnjë, NATO: Rikonfirmohet angazhimi për stabilitetin në rajon
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka treguar për vizitën e Sekretari të Përgjithshëm Mark Rutte në Bosnjë dhe Kosovë.
Përmes një deklarate për media, NATO ka vlerësuar se me anë të kësaj vizite aleanca ka rikonfirmuar angazhim e saj për stabilitetin në rajon.
Ndër të tjera në deklaratë vihen thekset e adresimit të shefit të NATO gjatë vizitave në Sarajevë dhe Prishtinë.
“NATO rikonfirmon angazhimin e saj për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Rutte përmbyll vizitat në Sarajevë dhe Prishtinë”, thuhet në deklaratën e NATO-së.
Sa i përket vizitës në Prishtinë, NATO tregon takimet që Rutte i ka pasur.
“Në Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm udhëhoqi një vizitë të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe partnerëve kontribues të trupave në misionin e drejtuar nga NATO, KFOR, si dhe në Ekipin Këshillimor dhe të Ndërlidhjes të NATO-s (NALT). Së bashku me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj. Radmila Shekerinska, dhe Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Giuseppe Cavo Dragone, ata u takuan me udhëheqësinë dhe personelin e KFOR-it dhe të NALT-it. Ata gjithashtu zhvilluan një shkëmbim pikëpamjesh me Shefat e Misioneve të Bashkimit Europian, Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefin e Misionit të UNMIK-ut, si dhe me Shefin në detyrë të Misionit të OSBE-së. Për më tepër, Sekretari i Përgjithshëm u takua me përfaqësues të institucioneve të Kosovës për diskutime dypalëshe”, thuhet në deklaratën e NATO-s.