Vitija: Qysh mos me dyshu prindi, u kthyen në punë punëtorët që dyshohet se e vendosën trupin e foshnjës në lavatriçe - NACIONALE

Vitija: Qysh mos me dyshu prindi, u kthyen në punë punëtorët që dyshohet se e vendosën trupin e foshnjës në lavatriçe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka treguar se në Spitalin e Pejës janë kthyer në punë punëtorët që dyshohet se e vendosën trupin e foshnjës në lavatriçe.

Reagimi i tij vjen pas lajmit se sot në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë edhe një foshnje.

Ai ka thënë se tashmë në Sptialin e Pjesë gjithçka duhet të dyshohet pasi siç shkruan ai “menaxheret e spitalit te afert me partine ne pushtet u kursyen, dersa para disa ditesh u kthyen ne pune punetoret qe dyshohet se e vendosen trupin e foshnjes ne lavatriçe.

Ne Spitalin e Pejes ka ndrru jete nje foshnje. Babai po dyshon ne neglizhence te stafit mjekesor, per çka edhe e ka raportu rastin ne Polici. Secilit prind qe i vdes foshnja ne kete spital, mundet me i pas dyshimet e njejta. Ky eshte imazhi i ketij institucioni pas skandalit me foshnjen ne rrobalarese. Menaxheret e spitalit te afert me partine ne pushtet u kursyen, ndersa para disa ditesh u kthyen ne pune punetoret qe dyshohet se e vendosen trupin e foshnjes ne lavatriçe. Qysh mos me dyshu prindi!” – ka shkruar ai në Facebook.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e vdekjes së foshnjës.

Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme