Vitija për skandalin në Spitalin e Pejës: Po kursehen nga shkrimi dy menaxheret kryesor, të afër me VV-në - NACIONALE

Vitija për skandalin në Spitalin e Pejës: Po kursehen nga shkrimi dy menaxheret kryesor, të afër me VV-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari që mbulon sektorin e shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar pas shkarkimeve pas skandalit në Spitalin e Pejës, ku trupi i një foshnjë është futur në rrobalarëse.

Vitija përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë janë shkarkuar tre menaxhere, një i afër me LDK-në, një anëtar i PDK-së dhe një anëtare e AAK-së.

Sipas tij rreth rastit janë duke u kursyer dy menaxheret kryesor, njëri anëtar i VV-së dhe tjetra e emëruar nga VV-ja.

Që nga publikimi i skandalit me foshnjën në Spitalin e Pejës u shkarkuan tre menaxhere: Një i afërt me LDK-në, një anëtar i PDK-se dhe një anëtare e AAK-së. Ndërsa po kursehen dy menaxheret kryesor, njeri anëtar i LVV-se dhe tjetra e emëruar nga LVV”, ka shkruar Vitija.

Lajme të ngjashme