Vitia mund të rikthehet në krye të MSH-së, Smajljaj: Në terminologjinë e lobimit njihet si ‘rolling door’
Analisti, Avdi Smajljaj ka reaguar pas raportimeve të fundit se Arben Vitia mund të kthehet si Ministër i Shëndetësisë.
Smajljaj përmes një postimi në Facebook, këtë gjë e ka cilësuar si terminologjia e lobimit njihet si Rolling Door apo në Gjuhën Shqipe, dera që sillet.
Sipas tij këto janë rastet kur një individ vjen nga sektori privat në poste qeveritare dhe anasjelltas.
“Në terminologjinë e lobimit njihet si ROLLING DOOR (dera që sillet) rastet kur individi vjen nga sektori privat në poste qeveritare dhe anasjelltas, p.sh. nga CEO i Bankës Private bëhet guvernator i Bankës Qendrore ose ministër i financave ose anasjelltas, nga CEO i një fabrike të barnave ose CEO i një spitali privat bëhet ministër i shëndetësisë dhe anasjelltas”, ka shkruar ai.
