Vitia mbeti pa rroga, Haliti ankohet për Qeverinë Kurti: As nuk e çelin telefonin
Komuna e Vitisë, për dallim nga të tjerat komuna, nuk i ka ekzekutuar pagat ende për shërbyesit civilë. Sipas Ministrisë së Financave, kjo komuna nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm, prandaj pagat “ekzekutohen vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës”.
Në lidhje për këtë temë është ankuar kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, që vjen nga radhët e LDK-së.
Në Klan Kosova, Haliti e ka quajtur vendim të padrejtë.
Pastaj, Haliti ka pasur shumë ankesa në drejtimt të pushtetit qendror.
“Zani i Asociacinit të Komunave nuk është dëgju asnjëherë. Katër kryetarë të komunave edhe sot marrin pjesë, edhe ne një vit që kemi qenë atje. Jemi injoru, edhe nga ministri, edhe nga të tjerët, nga ekipa e dikastërëve qeveritar, të cilët as nuk e çelin telefonin, as nuk na pritin, as nuk konsultohen, bojnë dallime besa partiake, që është nënsens dhe s’ka ndodhur më parë me qeveritë. Tash edhe ndarjen buxhetore, ndarjen e re e keni pa, vetëm katër euro për kokë banori, ia kanë lanë Vitisë” – tha ai.