Viti i Ri, radhë të gjata të qytetarëve para një mishtore në Prishtinë
Në prag të festes së Vitit të Ri, është shtuar edhe interesimi i qytetarëve për t`u furnizuar me gjera ushqimore.
Tashmë qytetarët ia kanë mësyrë marketeve dhe qendrave tregtare për furnizim me gjerat që ju duhet për natën më të gjatë të vitit.
Një nga ushqimet e preferuar të kësaj nate është edhe mishi.
Gazeta Nacionale ka siguruar fotografi nga një mishtore në Prishtinë, ku shihet radhë të gjata të qytetarëve për t`u furnizuar më mish.
Fotografitë tregojnë se bëhet fjalë për një mishtore në Lagjen “Dardania”, te platoja “Kurriz”.


