Viti: Arrestohet një i dyshuar, i goditi me veturë disa persona që ishin në park - NACIONALE

Viti: Arrestohet një i dyshuar, i goditi me veturë disa persona që ishin në park

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se i ka goditur disa persona me veturë në park.

Njoftimi:

Viti / 08.09.2025 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park. Pesë persona kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme