Visar Ymeri: Shkolla publike s’duhet t’i përshtatet orareve fetare - NACIONALE

Visar Ymeri: Shkolla publike s’duhet t’i përshtatet orareve fetare

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Visar Ymeri e sheh me rezervë vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor gjatë muajit të Ramazanit, duke theksuar se shkolla publike duhet ta ketë të qartë misionin e saj.

Sipas tij, çdo institucion ka qëllim të caktuar dhe këto qëllime nuk duhet të përzihen.

Në rastin e shkollës, ai nënvizon se prioritet absolut duhet të jetë mësimnxënia e fëmijëve.

“Institucionet e caktuara kanë qëllime të caktuara. Nuk bën me i perzi qëllimet. Në parim, orari i shkollës duhet me iu përshtat mësimnxënies për fëmijët, jo besimeve ttë arsimtarëve. Kjo është primare. Vetëm mësimi i fëmijëve duhet me qenë qëllimi i shkollës. Si parim, kur ti analizojmë këto gjëra, duhet me i nda. Orari i shkollave bëhet për me ua bë më të lehtë fëmijëve”, shprehet Ymeri në “VV Show”.

Lajme të ngjashme