Vini re, Sallahu: S’kemi të bëjmë me vota për Albulena Haxhiun, por me konstituim të Kuvendit
Anëtari i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu, ka thënë se “nuk kemi të bëjmë me vota” referuar mungesës së votave për ta zgjedhur Albulena Haxhiun, Kryetare të Kuvendit, “por me konstituim të Kuvendit”.
“VV-ja e ka propozuar kandidaten për kryeparlamentare, e kështu e kemi përmbushur atë nen dhe po presim votat t’i marrim nga opozita, siç shihet. Është detyrë e deputetëve, thuhet se duhet të konstituohet Kuvendi pasi si parti e kemi përmbushur nenin 67.
Nevojitet angazhimi i deputetëve për votim pasi është detyrë e tyre. S’kemi të bëjmë me numra, kemi të bëjmë me konstituim”, ka shtuar ai të enjten në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.