Vila e Radojçiqit “as për së afërmi s'i plotëson kushtet” për nevojat e Policisë, thotë Anton Quni - NACIONALE

Vila e Radojçiqit “as për së afërmi s'i plotëson kushtet” për nevojat e Policisë, thotë Anton Quni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vila e madhe e luksoze e liderit të grupit paraushtarak që sulmoi në Banjskë, Milan Radojçiq, buzë liqenit të Ujmanit, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, “as për së afërmi nuk i plotëson kushtet për të shërbyer për nevojat e policisë”.

Objektet e institucioneve të sigurisë në fazën e tyre të planifikimit, duhet të plotësojnë shumë kushte të cilat do t’u sigurojnë funksionalitetin dhe sigurinë e personelit dhe teknikës. Lokacioni, relievi, lidhëshmëria me objektet fqinje, burimet autonome, materialet e ndërtimit, vizualiteti nga objekti etj., janë disa nga faktorët që gjithnjë merren në konsideratë”.

Objekti në fjalë, as për së afërmi nuk i plotëson kushtet për të shërbyer për nevojat e policisë. Personeli brenda këtij objekti do t’i ekspozohej rrezikut të madh. Prandaj, do të duhej të rishikohej vendimi i Qeverisë që ky objekt të përdoret në shërbim të qytetarëve, të natyrës civile”, tha Quni për Gazetën Blic.

Lajme të ngjashme