Vidhet një lokal në Gjilan, kamerat e sigurisë kapin të dyshuarin në aksion - NACIONALE

Vidhet një lokal në Gjilan, kamerat e sigurisë kapin të dyshuarin në aksion

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Një vjedhje dyshohet se ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një lokal në Gjilan.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Klankosova.tv, tregojnë një person duke hyrë në ambientet e lokalit dhe duke marrë arkën kryesore ku mbaheshin paratë. Gjatë daljes, i dyshuari shihet duke marrë edhe një arkë tjetër më të vogël, përpara se të largohet nga vendi i ngjarjes.

Raportohet rasti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Nacionale ka kontaktuar autoritetet për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar detaje shtesë.

Lajme të ngjashme