Vidhet kasaforta e një xhamie në Kaçanik - NACIONALE

Vidhet kasaforta e një xhamie në Kaçanik

2 orë më parë

nga NACIONALE

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik 2026, rreth orës 20:00, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.

Imami i xhamisë, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe kanë vjedhur kasafortën e xhamisë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Kaçanik 10.07.2026-20:00. Ankuesi mashkull kosovar-imam i xhamisë në Kaçanik, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën e xhamisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport

Lajme të ngjashme