Videoja propaganduese, zëdhenësi i VV tallet: A ta dërgojmë në Oscars? - NACIONALE

Videoja propaganduese, zëdhenësi i VV tallet: A ta dërgojmë në Oscars?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, është talluar me debatet televizive në Kosovë, veç pse do ta trajtojnë videon e publikuar sot nga kjo parti, që po konsiderohet si shumë propaganduese.

Manxhuka përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka “propozuar që video të dërgohet si përfaqësim në Oscars”.

“Për një minut e gjysmë video, sonte katër orë debat. Le ta dërgojmë atë video si përfaqësim i Kosovës për BEST SHORT DOCUMENTARY në Oscars 2023?” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, LVV në videon e fundit godet akterët politikë, sindikalistët, oligarkët, ndërsa lavdëron vetën si parti.

Lajme të ngjashme