Videoja e plotë e incidentit: Përleshja mes Zemajt dhe një qytetari gjatë intervistës me gazetarin Astrit Gashi - NACIONALE

Videoja e plotë e incidentit: Përleshja mes Zemajt dhe një qytetari gjatë intervistës me gazetarin Astrit Gashi

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazeta Blic ka publikuar pamjet e plota nga incidenti i ditës së djeshme, ku deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, u përfshi në një përleshje fizike me një qytetar.

Ngjarja ndodhi në momentin kur Zemaj po jepte deklarata për mediat, ndërsa gazetari Astrit Gashi po e intervistonte.

Në video shihet se tensionet shpërthejnë pasi qytetari e ofendon deputetin duke e quajtur “rrenc”, gjë që çon në një reagim të menjëhershëm fizik mes tyre.

Në vendngjarje u pa edhe edhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po përpiqej ta qetësonte qytetarin.

Lajme të ngjashme