VIDEO: Osmani foli turqisht me Erdoganin, presidenti turk ia kthen “sa po e mëson, sa po e harron gjuhën”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Turqi, atje ku u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ndërkohë, mediat turke kanë vënë re se Osmani komunikoi në gjuhën turke me presidentin turk.
Në një video të publikuar nga “Haberler”, Erdogan citohet se i thotë Osmanit “sa po e mëson gjuhën turke, sa po e harron”.
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan ile Kosova Cumhurbaşkanı Vjosa Osmani arasında gerçekleşen görüşme öncesinde dikkat çeken anlar yaşandı. Kosovalı mevkidaşının Türkçesi ile ilgili espri yapan Erdoğan, "Türkçeyi yani bir öğreniyorsun, bir unutuyorsun" dedi. Erdoğan'ın bu… pic.twitter.com/BbJhRgKf2C
— Haberler.com (@Haberler) April 11, 2025
Më pas, Osmani i është përgjigjur sërish në turqisht atij, duke i thënë:
“Po, po e mësoj, duhet të praktikoj me ju pak”.
Osmani në Turqi po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalya.