Video e VV-së, Tahiri : Pushteti i Kurtit ka rënë në gjendje të mjerueshme - NACIONALE

Video e VV-së, Tahiri : Pushteti i Kurtit ka rënë në gjendje të mjerueshme

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Video e fundit e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka ngjallë reagime të gazetarëve, analistëve e politikanëve.

Më i fundit që ka reaguar, është edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se për të prodhuar një video të tillë propaganduese, ‘duhet të jesh në gjendje fort të mjerueshme politike, siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti’.

Më tej, Tahiri ka shkruar se, ‘në vend që pas dy vite qeverisje të prezantojnë rezultate të punës, e vetmja gjë që kanë prodhuar janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik’.

Duke komentuar videon, Tahiri ka shtuar se, ‘kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka rënë në gjendje të mjerueshme, dëshpruese dhe të pashpresë’.

Lajme të ngjashme