Vetura përfshihet nga zjarri në Gjakovë, nuk ka të lënduar - NACIONALE

Vetura përfshihet nga zjarri në Gjakovë, nuk ka të lënduar

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:00 në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë.

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka njoftuar se ekipet kanë intervenuar menjëherë, duke e lokalizuar zjarrin dhe parandaluar përhapjen e tij.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vetura ka pësuar dëme materiale.

Lajme të ngjashme