Vetura godet për vdekje një 5-vjeçar në Mitrovicë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë.
Një pesë vjeçar, teksa po ngiste biçikletën u godit nga një makinë në lëvizje dhe për pasojë mbeti i vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar për Indexonline edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti.
“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçarë”, tha ai.