Vetting edhe në Polici, Sveçla: Koncept-dokumenti gati deri në fund të vitit - NACIONALE

Vetting edhe në Polici, Sveçla: Koncept-dokumenti gati deri në fund të vitit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se deri në fund të vitit përfundon koncept-dokumenti për Vetting në Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera në kuadër të MPB-së.

Sveçla ka njoftuar se tashmë është themeluar grupi punues për hartimin fillestar të këtij dokumenti dhe se shumë shpejt do të jetë gati.

“Ky koncept-dokument do ta analizojë gjendjen aktual, do të përcaktojë objektivat që synohen të arrihen përmes vettingut në MPB dhe agjencitë vartëse të saj dhe të ofrojë opsione që mund të ndiqen më pas për të zhvilluar një proces të tillë”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme