Veton Berisha sqaron pozicionin: Kam thënë që votoj për Haxhiun, por për qeveri s’kam marrëveshje me Kurtin
Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, tha se sa i përket kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit ai voton “për” por se votë për qeveri nuk ka ngase nuk ka marrëveshje me Albin Kurtin.
“Prej momentit që ka dalë emri i zonjës Haxhiu, prej ditës së parë kam pasur qëndrim që institucionet duhet të bëhen. Por kur është kërkuar votim i fshehtë për krijimin e një komisioni, unë kam votuar kundër, sepse mendoj se duhet të ketë legjitimitet publik”, ka thënë ai në “Debat Plus”.
“Unë s’kam asnjë marrëveshje akoma për ta votuar qeverinë dhe ky është qëndrimi im prej ditës së parë. Nëse unë nuk kam asnjë marrëveshje me Qeverinë Kurti dhe nëse ai nuk më respekton dhe kërkesat e komunitetit egjiptian unë nuk kam arsye me votu dikë që nuk më respekton”.