Vetingu dhe reformat në drejtësi, Varhelyi: Vetëm sipas rekomandimeve të Venecias
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i ka prezantuar raportet e progresit për shtetet e rajonit.
Përveç vizave e thirrjes për vazhdimin e dialogut me Serbinë, Varhelyi, kur ka folur për Kosovën, e ka komentuar edhe iniciativën e Vetingut.
Ai ka thënë se këto reforma duhet të bëhen vetëm në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Ne jemi duke punuar ngushtë me Qeverinë dhe ne mendojmë se është një rast serioz për t'i fuqizuar integritetin e llogaridhënien e sistemit të drejtësisë. Ne duhet ta inkurajojmë Qeverinë t'i implementojë reformat. Vetingu është diçka që ne po e diskutojmë, për ne është me rëndësi që gjithçka që bëhet, duhet të jetë në linjë krejtësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe çdo reformë që bëhet, duhet të jetë në pajtim me Venecian”, tha ai nga Brukseli.
Sot, Raporti i Progresit do t’u dorëzohet edhe kryeministrit Kurti e presidentes Osmani.