Vetëvrasja me presion nga i fejuari, sot protestohet në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës do të ketë protest.
Kjo pas rastit të raportuar ditë më parë, ku një 19-vjeçare dyshohet se e vrau veten pas presionit nga i fejuari.
Protesta do të mbahet para Gjykatës në Mitrovicë me fillim nga ora 12:00 me thirrjen “Mos t’ndodh mo”.
Me datën 08.09.2022, në orët e mbrëmjes Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte dërguar një person e gjinisë femërore pa shenja jete.
Policia ka arrestuar një person për dyshimin e kryerjes së veprës-shtytje në vetëvrasje