Vetëvendosje bie në sondazhin e ri
Në Rubikon janë publikuar sondazhet nga matjet e fundit të opinionit publik.
Në sondazh vërehet një rënie e madhe e partisë në pushtet Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e fundit mori mbi 50 për qind të votave.
Në pyetjen nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, vetëm 38% do ta votonin VV-në.
Në vendin e dytë, gjithmonë sipas këtij sondazhi pozicionohet LDK-ja, kurse PDK-ja në vendin e tretë.
Ajo që vërehet është rritja e Lidhjes Demokratike, e po ashtu ajo e AAK-së.
Nëse në zgjedhjet e ardhshme Lista GUXO do të hynte e vetme, nuk do të merrte më shumë se 1.24% të votave.
Nisma sërish do të mbetej jashtë Kuvendit. /Nacionale/