Vetëvendosja me video propagandistike, shmang faktin se villa e Radojçiqit u ndërtua gjatë qeverisjes së tyre
Me një fjali që s’i mbijeton testit të vërtetësisë Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një video të radhës propagandistike duke thënë se në veri “dikur lejohej vetëm ndërtimi i vilave të Radojçiqit”.
Referuar një fjalie të gjymtuar dhe ç’kontekstualizuar të Hashim Thaçit, Vetëvendosje sulnoi këtë të fundit duke pretenduar se dikur ajo pjesë shihej si “dhuratë e Rankoviqit”.
Video/postimi i VV-së:
Në veri të vendit dikur lejohej ndërtimi vetëm i villave të Radojçiqit, sot atje po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është “dhuratë e Rankoviqit”.
Për këto 4 vite qeverisje është bërë një punë e jashtëzakonshme në këtë zonë edhe nga aspekti infrastrukturor, janë shtruar shumë rrugë e po ndërtohen shumë shtëpi. Tash është në përfundim edhe rruga Bare-Selac në gjatësi prej 8.4Km që ka një rëndësi të veçantë për banorët por edhe gjithë sigurinë e vendit.
Kjo pjesë ka qenë e lënë anash jo vetëm për nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve. Heqja dorë e të gjitha qeverisjeve ka bërë që pos presioneve të dhunshme për largim nga ato zona njerëzit të mos kenë as perspektivë jetese në mungesë të shërbimeve elementare për jetë.